Krimi ndaj familjes shqiptare për larje hesapesh? Djali i viktimës në gjendje kritike
Larja e hesapeve midis anëtarëve të rrjetit shqiptar të pastrimit të parave ishte, sipas burimeve të policisë, ishte motivi i sulmit të përgjakshëm në Sheshin Agios Sostis në Athinë.
Ngjarja ndodhi të hënën pasdite rreth orës 6.30, ku mbeti i vdekur një 53 vjeçar shqiptar Edmond Llangozi dhe u plagosën tre të tjerë, dy prej të cilëve djemtë e viktimës.
Shënjestra e sulmit të armatosur ishte burri me origjinë shqiptare dhe dy djemtë e tij, ndërsa punonjësi i një kafeneje aty pranë u plagos aksidentalisht.
Dëshmitarët okularë përshkruan se shqiptari dhe dy djemtë e tij po dilnin nga kafeneja në Sheshin Agios Sostis, ndërsa autori i krimit kishte ngritur një pritë vdekjeprurëse dhe po i priste me një makinë “Opel” me ngjyrë gri.
Sapo pa tre shqiptarët që po dilnin dhe lëviznin në rrugë, personi i armatosur hapi zjarr mbi ta, me gjithë turmën që ishte shumë afër, me plumbat që binin pa dallim në çdo drejtim. Në shesh kishte edhe fëmijë të vegjël.
Babai i dy të rinjve u përpoq të strehohej në kafene, por plumbat nga arma e zjarrit e vrau menjëherë dhe ai u shemb në tokë. Dy djemtë e tij u plagosën nga plumbat, njëri prej tyre rëndë në kokë, ndërsa vëllai i tij ishte i plagosur lehtë, shkruan panorama.
Policia menjëhershme filloi kërkimin për “Opelin “ gri të autorit, i cili u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes.