Home Shqipëri
Vaksinimi anti-covid, tre vendet që kanë përparuar më tepër deri tani
Sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg, janë administruar më shumë se 30,5 milionë doza në 43 vende deri tani.

Shpërndarja e miliarda dozave të tjera do të jetë një nga sfidat më të mëdha logjistike të ndërmarra deri më tani.

Vaksinimi në SHBA nisi më 14 dhjetor, me punonjësit e shëndetësisë.

Deri më tani janë shpërndarë 9.94 milionë doza.

Të paktën 636.172 njerëz kanë përfunduar programin e vaksinimit në dy doza. Në SHBA, janë administruar 3.0 doza për çdo 100 persona dhe 36% e injektimeve të shpërndara në shtete janë administruar.

SHBA po menaxhojnë shpërndarjen shtet më shtet të vaksinës Pfizer dhe BioNTech, si dhe atë të Moderna-s, me synimin për të marrë dhe për të shpërndarë 20 milionë doza në fillim të janarit.

Të dyja vaksinat kërkojnë dy doza që duhet të merren në harkun e disa javëve. Dozat e dyta po ruhen deri sa të jenë gati për t’u shpërndarë.

Edhe vendet e tjera kanë filluar vaksinimet. Kina dhe Rusia autorizuan vaksinat e tyre në korrik dhe gusht, para se të testoheshin plotësisht dhe janë dy vendet e tjera që kanë bërë më tepër progres.

Që nga ajo kohë, vendet kanë administruar miliona doza, megjithëse ato ofrojnë përditësime më pak të shpeshta të progresit të tyre. Me fillimin e fushatës globale të vaksinimit, vendet kanë përjetuar një qasje të pabarabartë në vaksina dhe shkallë të ndryshme të efikasitetit në marrjen vaksinave.

Ashtu si shumica e vendeve të rajonit, dhe Europës, Shqipëria ka nisur me vaksinimin e rreth 500 qytetarëve të parë. Rreth 500 mijë doza janë siguruar brenda janarit, sipas qeverisë, ndërsa më tej pritet të sigurohen të tjera.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Redona refuzon të puthë Saimirin: Jo, s'ke shans!
Qeverisje me PS? Grida Duma ngre zërin: Ky është ofendim!
Sa e sigurt është vaksina e Pfizer?
Mediu shpalos kërkesat ndaj Bashës: 12 kandidatë nga PR duhet të jenë në listat e PD-së!
Ndahet papritur nga jeta në mënyrë anëtari i Akademisë së Shkencave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media