Home Shqipëri
Arrestimi i kryekomunarit të Ulqinit dhe zyrtarëve të tjerë, reagon zv/kryeministri shqiptar
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç.

Abazoviç ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë, ndërsa ka shtuar se Qeveria është e vendosur t’u japë fund abuzimeve.

“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi numri dy i qeverisë malazeze në Twitter.

Nerkiq u arrestua pasi dyshohet për punësime partiake. Bashkë me të, u vunë në pranga edhe zyrtarë tjerë. Të arrestuar kanë përfunduar Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kamenica shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Krajkës: I thoshte gjërat siç i mendonte
Rama: Për ta parë sa e besueshme është Reforma shihni shkallimin e Ilir Metës
Rama bën deklaratën e fortë: Basha është lidhur me zinxhirët e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliut
Kur do nisë vaksinimi masiv, Rama: E keni më gjithë mend apo sa për pyetje?!
Pranverë?! Java e parë e marsit pritet të sjellë dëborë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media