Home Shqipëri
Sherr me thika në Prizren, vdes 15 vjeçari
Një 15-vjeçar ka humbur jetën në Prizren si pasojë e plagëve të marra pas një përleshjeje me thikë mes pesë të rinjve në këtë komunë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme në rrugën “Ylber Fanaj” të këtij qyteti.

“Sot, rreth orës 10:00 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit e ka goditur viktimën L.B., me një mjet të prehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze dhe për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe prokurori i shtetit kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për ekzaminimin në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjenden mijëra fara kanabisi dhe fishekë në Vlorë
"Brenda shkurtit vijnë 40 mijë doza", Rama gënjen shqiptarët ditën për diell
Ursula tregon qëndrimin e BE pas takimit me Ramën: Të fillojnë negociatat
Policia "rëndon dorën", mbi 700 qytetarë gjobiten për maskën (VIDEO)
Shqiptari kapet brenda fermës së kanabisit në Britani, plagoset gjatë tentativës për tu arratisur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media