Home Shqipëri
E vlerësoi DASH, Dvorani zbulon arsyen e përplasjes me Metën: E shpalla fajtor!
Ish-kreu i KED-së, Ardian Dvorani ka reaguar pas ‘sulmit’ të presidentit Ilir Meta, i cili përmendi fjalët “oligargë dhe mafie ndërkombëtare”.

Në një intervistë për ReportTv, Dvorani u shpreh se kjo deklaratë e presidentit është e pa komentueshme. Ai shtoi se ndihet krenar për veten dhe se ky vlerësim nuk është vetëm për të por për të gjithë magjistratët e tjerë në vend që punuan për drejtësinë.

"Personalisht ndihem shumë krenar dhe i vlerësuar që një vlerësim i tillë më vjen nga DASH. Natyrisht që është vlerësim i lartë dhe mbi të gjitha unë do të thoja se nuk më përket vetëm mua personalisht, por e ndaj dhe i përket të gjithë magjistratëve të tjerë të cilët ndër vite nëpërmjet ushtrimit të detyrës kanë bërë maksimumin e mundësive të tyre që është në Shqipëri drejtësia të ketë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.

Reagimet e personave të cilido qoftë do i lexoj po nuk kam ndërmend të bëjë komet për to. Mafia ndërkombëtare është diçka e pa komentueshme, ajo që mua më intereson është vlerësimi që kanë bërë SHBA për personin tim duke më bërë të ndihem krenar për veten dhe shumë kolegë të mi, të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi", tha Dvorani.

Sa i përket përplasjeve me presidentin Meta që nga video e Dritan Priftit, ku ai ishte i vetmi që doli kundër pafajësisë së Ilir Metës dhe përplasjet në Gjykatën Kushtetuese, Dvorani u shpreh se ai ka bërë vetëm detyrën e tij pa u ndikuar nga opinionet dhe personat qofshin ato me fuqi politike duke ruajtur standardin për zbatimin e ligjit.

"Unë gjithmonë kam bërë detyrën time, gjithmonë se më shumë se 15 vite në gjyqësor kamë mbajtur të njëjtin standard për këdo i fuqishëm apo i zakonshëm qoftë, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjë një gjyqtar, që të gjykojë çështjet sipas ligjit, pavarësisht interesave në lojë dhe pavarësisht personave të përfshirë në çështje që ke për të gjykuara.

Çështjet nuk i zgjedhim ne na bien me short. Kam bërë detyrën tim sipas kuptimit që kanë pasur për ligjin pa u ndikuar nga askush", tha Dvorani.

Ditëm e sotme, Departamenti Amerikani Shtetit ka renditur gjyqtarin Apelit Administrativ të Tiranës, si një prej 12 magjistratëve që kanë luftuar korrupsion./report tv
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nga Berisha tek Jul Deda, zbardhen emrat e kandidatëve të Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit
U shanë e u kërcënuan, Tea "pajtohet" me Olsën dhe mund t'a shohim sërish në Për'puthen
Kryemadhi nuk ia përton Fevziut: Burrat zakonisht s’e mbajnë fjalën!
Ilir Beqja zbulon nëse PS do të bashkëpunoj me Tom Doshin: Nuk ia kemi nevojën!
Çfarë dhurate të ka bërë Ramushi? Anita shkrin së qeshuri me përgjigjen

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media