Home Shqipëri
U zunë për një vend parkimi, fqinji qëllon me armë nënë e bir
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Pas një përplasje me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy shtetas, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Mes dy familjeve, fqinje, ka ndodhur një sherr për një vend parkimi.

Debati ka degjeneruar në nxjerrjen e armës nga njëra familje dhe janë plagosur nëna e bir.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se autori është vënë në pranga.

Njoftimi i policisw:

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nga Berisha tek Jul Deda, zbardhen emrat e kandidatëve të Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit
U shanë e u kërcënuan, Tea "pajtohet" me Olsën dhe mund t'a shohim sërish në Për'puthen
Kryemadhi nuk ia përton Fevziut: Burrat zakonisht s’e mbajnë fjalën!
Ilir Beqja zbulon nëse PS do të bashkëpunoj me Tom Doshin: Nuk ia kemi nevojën!
Çfarë dhurate të ka bërë Ramushi? Anita shkrin së qeshuri me përgjigjen

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media