Home Kosovë
AAK: Vendimi për lirimin me kusht është i padrejtë, Haradinaj të kthehet në Kosovë
Në një komunikatë për shtyp, AAK thotë se lirimi më kusht i liderit të tyre është i padrejtë.

"Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t'i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.

Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t'i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi.

Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.

Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt", thuhet në reagimin e AAK-së. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Isufi: Zgjedhjet mund të imponohen vetëm nga PDK
Bërnabiç e pakënaqur me hetimet mbi vrasjen e Ivanoviçit
Gruaja nga Kosova kërkon shpëtim nga kampi i ISIS në Siri
Surprizon Hoti: Po të duam e çojmë vendin në zgjedhje për tridhjetë ditë
Reagon zv/ministri i MPB lidhur me hetimet e IPK-së për arrestimin e Gjuriçit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media