Home Kosovë
Alfred Moisiu: Kosova duhet të ketë ushtri sepse është shtet i pavarur
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ëshët shprehur se institucionet e Kosovës nuk mund të lëshohen në aventura dhe të marrin vendime për themelimin e ushtrisë pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Moisiu thotë se ka hapësirë që Ushtria e ardhshme e Kosovës të bëhet edhe pa ndryshime kushtetuese.

“Mendimet dhe veprimet janë të drejta por duhet një alternim më i mirë. Është humbur kohë shumë sepse që kur është kritikuar FSK-ja, pas pese vjetëve jepej e drejta shtetit të Kosovës që ta ripunonte ligjin për FSK-në. Por edhe me atë ligj ka pasur shtigje që mund të ishin shfrytëzuar për të fuqizuar FSK-në pa shkelur as Kushtetutën dhe as ligjin në të cilin ajo bazohet. Megjithatë, unë them se kërkesa dhe problemi është i drejtë. Kosova duhet të ketë ushtri sepse është shtet i pavarur”, tha Moisu për RTV21. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tragjedi jetësore/ Të jetosh pa lëvizur nga një plumb qorr
Ministria nxjerr në disiplinë zyrtarin që fyeu komunitetin
Rrokulliset një veturë në Badovc
KOMENT/ VV të mos ndërhyjë dhe kundërshtarët të mos shpifin për Martin Schulz
Isa Mustafa
Komentuesit ia bëjnë bajatë Mustafës postimin në Facebook (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media