Home Kosovë
Thaçi: Demarkacioni është çështje vetëm e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Washington, ka folur për çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të cilin ai e ka nënshkruar në vitin 2015, version ky që kryeministri i tanishëm vazhdon të mos e pranojë.

Presidenti Thaçi përsërit që për liberalizim të vizave duhet të plotësohen detyrat e dhëna nga Bashkimi Evropian.

Thaçi ka komentuar krijimin e Qeverisë, duke thënë se ‘Kosova nuk u vonua në krijimin e institucioneve’, edhe pse diçka e tillë ndodhi pas gjashtë seancave të dështuara në Kuvend.

Lidhur me qëndrimin e Qeverisë së re për Demarkacionin, Presidenti vetëm se tregon rëndësinë e ratifikimit të tij, pa komentuar përpjekjet e Haradinaj për ta ndryshuar versionin e vitit 2015 që Thaçi e kishte nënshkruar.

Presidenti i vendit, ne një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ka thënë se demarkacioni tani është vetëm çështje e Kosovës.

“Çështja e Demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërore Kosovë – Mali i Zi, më tepër është çështje e vetë kosovarëve, që duhet të marrin vendimin e tyre në pParlament”, është shprehur Thaçi.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë nuk ka alternativë tjetër pos bisedimeve mes shteteve. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Matoshi tregon nëse Haradinaj do të shkojë në Malin e Zi
Tragjedi jetësore/ Të jetosh pa lëvizur nga një plumb qorr
Ministria nxjerr në disiplinë zyrtarin që fyeu komunitetin
Rrokulliset një veturë në Badovc
KOMENT/ VV të mos ndërhyjë dhe kundërshtarët të mos shpifin për Martin Schulz

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media