Home Kosovë
Ngacmonte ish-gruan, arrestohet emigranti
Policia e Prizrenit ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ngacmuar ish-bashkëshorten e tij.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari jeton jashtë Kosovës, por disa herë ka ardhur në Kosovë dhe ka ngacmuar ish-bashkëshorten e saj, e cila tashmë e ka njoftuar policinë.

“Në orët e mbrëmjes, gruaja ka denncuar në Polici pasi ndjehej e ngacmuar dhe e rrezikuar nga ish bashkëshorti i saj i cili jeton në një shtet perëndimor e që disa herë kishte ardhur afër oborrit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë nga rajoni i Prizrenit.

Policia e Stacionit Policor “Veriu” kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast e kanë identifikuar të dyshuarin i cili në ato momente kishte në duar një palë dylbi.

I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij, prokurori i shtetit, e ka nënshkruar vendimin për ndalim policor.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Një gjarpër që del nga..., Dafina bën tatuazh në zonën intime (FOTO LAJM)
Renditja e FIFA-s, Shqipëria e Kosova fitojnë vende
Sot, Drenasi nderoi dy heronjtë
Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Ti shko lufto me Serbinë, unë se kam ndërmend
Berisha akuzon Klosin për vrasje, thotë se PS nuk e lejon të zbardhet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media