Home Kosovë
Pacolli i flet serbisht për Haradinajn gazetës serbe
Zgjidhje e drejtë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është respektimi i ndërsjellë, ndërtimi i mundësive për bashkëpunim reciprok dhe pranim i realitetit se ekzistojnë dy vende që duhet ta ndërtojnë të ardhmen për qytetarë e vet, ka deklaruar për gazetën “blic” të Beogradit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli.

“Mendoj se Serbia mund të luajë rol konstruktiv dhe të bëhet faktori stabiliteti në rajon”, ka thënë Pacolli i cili në pyetjet e “Blicit” dërguar në gjuhën angleze, u është përgjigjur serbisht dhe në cirilikë, përcjell FoNet.

Në këtë rajon është i nevojshëm stabiliteti dhe Serbia duhet ta luajë rolin e vet mu sikur të tjerët, ka thënë ai.

Serbët janë njerëz të mirë, porse ata që kanë bërë krime duhet të përgjigjen para gjyqit, mendon Pacolli.

Ramush Haradinaj dy herë ka qen në gjyq dhe nuk është shpallur fajtor. Rasti në Francë ka qenë absurd, ka shtuar ai, transmeton Koha.

Pacolli hapjen e dialogut të brendshëm, të ciline ka iniciuar Aleksandar Vuçiq ne mendon hap të guximshëm e të drejtë.

“Mendoj se Serbia nuk guxon të mbetet peng i të kaluarës, ajo duhet të përballet me realitetin fakteve e të ligjeve. Sot Kosova është shtet ndërkombëtarisht i njohur nga shumica e vendeve demokratike të botës”, ka thënë Pacolli.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Ibrahimi për deklaratat e deputetit të VV-së: Ky është fundi i Molliqajt
Këshilltarja e kryeministrit Haradinaj i del në mbrojtje Kurtit
Nëse demarkacioni votohet në shkurt, në qershor hiqen vizat?
Ja çfarë thotë Molliqaj për grupin nga Tirana në VV dhe rolin e tyre
Molliqaj godet Kurtin dhe Sveçlën: Kanë flirtuar me PDK-në

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media