Home Kosovë
Çfarë thanë Izetbegoviqi, Vuçiqi dhe Çoviqi për Kosovën
Tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, kryesuesi Dragan Çoviqi, Bakir Izetbegoviqi dhe serbi Mladen Ivaniqi kanë qëndruar dje në Beograd ku kanë pasur takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Në konferencën për media është shënuar një incident kur dy palët kanë folur për Kosovën dhe qëndrimin e dy vendeve ndaj pavarësisë së saj.

Kur kryesuesi kroat i Presidencës boshnjake Dragan Çoviqi ka folur për Kosovën duke thënë se Sarajeva, sa i përket kësaj çështjeje do t’u përshtatet qëndrimeve të Beogradit, ka reaguar anëtari tjetër Bakir Izetbegoviq.

Izetbegoviqi ka thënë se politika e jashtme e Bosnjës duhet të jetë e pavarur.

“Politikën ndërkombëtare të BH-së do ta udhëheqin këta tre persona dhe ajo do të udhëhiqet në Sarajevë. Natyrisht, do t'i marrim shumë parasysh qëndrimet e vendeve fqinje sepse jetojmë me Serbinë, jetojmë me Kroacinë dhe BE-në, ku kemi marrë obligime në procesin e integrimeve. Por qëndrimi im është se politika e jashtme bëhet në Bosnjë e Hercegovinë dhe unë e luta Çoviqin që atë që e tha ta thotë si qëndrim të tij e jo si të Presidencës”, ka thënë Izetbegoviqi.

Presidenti serb pastaj ka reaguar me një mimikë duke shfaqur revoltë për qëndrimin e Bakir Izetbegoviqit.

“Ja pra kështu. Unë vetëm e citova atë që e mora gjatë bisedave zyrtare, por gjendja është kështu rreth Kosovës dhe kufijve”, ka thënë Vuçiqi.

Vërejtja e Izetbegoviqit ka nxitur reagime të shumta në Serbi dhe në Republikën Srpska, sikur edhe ditë më parë kur Izetbegoviqi shfaqi mendimin e tij personal se Bosnja është dashur ta njohë Kosovën kaherë.


Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Kosova nuk plotëson kriterin e kërkuar nga BE
Hasani mirëpret ndarjen e parcelës për Kampusin e Universitetit të Gjilanit
PDK ankohet në Gjykatën Kushtetuese për Prizrenin
Gazetarja shqiptare kthehet nga terreni por habitet me makinën e saj
Liderët e Ballkanit, darkë pune te Mogherini

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media