Home Kosovë
Haradinaj jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se shpejt kosovarët do të lëvizin pa viza. Ai në fjalimin e tij teksa ka shpalosur programin qeverisës 2017-2021 ka premtuar se nën qeverisjen e tij do të zhduket varfëria ekstreme në Kosovë.

Ai tha se synohet rritja e qëndrueshmërisë dhe se do të ketë edhe rritje të pagave, derisa shtoi se investimet në pjesën më të madhe do të vijnë nga sektori privat.

“Do të krijojmë partneritet me FMN-në. Ne synojmë ndërtim të marrëdhënieve me Serbinë, do të përmbyllim suksesshëm dialogun me Serbinë.

Kemi kërkuar edhe mbështetjen e SHBA-së në dialog. Po ashtu, edhe dialogu duhet të ketë afatizim dhe ajo që duhet të arrijmë është njohja reciproke.

Do të zbatojmë në tërësi Marrëveshjen e MSA-së. Për një kohë të shkurtër do t’i liberalizojmë vizat. Kosova pa asnjë dilemë synon anëtarësimin në NATO.

Ne do ta transformojmë FSK-në në ushtri me bashkëpunim të ndërkombëtarëve", tha ai./Express/


Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Kosova nuk plotëson kriterin e kërkuar nga BE
Hasani mirëpret ndarjen e parcelës për Kampusin e Universitetit të Gjilanit
PDK ankohet në Gjykatën Kushtetuese për Prizrenin
Gazetarja shqiptare kthehet nga terreni por habitet me makinën e saj
Liderët e Ballkanit, darkë pune te Mogherini

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media