Home Kosovë
Haradinaj merr në mbrojtje Bulliqin, thotë se e ka punësuar populli
Ramush Haradinaj i është përgjigjur Avdullah Hotit dhe të tjerëve për sulmet që po u bëhen në vazhdimësi anëtarëve të Komisionit për Demarkacionin. Tha se As Shpejtim Bulliqi dhe të tjerët nuk janë palaço të rrugëve.

Haradinaj insistoi se Marrëveshja aktuale e Demarkacionit është e gabuar dhe tha se askush nuk mund t'ia devijojë rrugën kur është çështja te temat e atdheut.

“Tema është e trashëguar nga Qeveria e kaluar. Marrëveshja që u hoq dy herë... Kompetenca i kemi kështu, ekzekutivi ato materiale që i ka i aprovon ose kundërshton.

Disa materiale nuk përmbyllen me vendim të ekzekutivit. Marrëveshja e parë besoj që u gabu. S’po e them me inati, por besoj se u gabu në vijën e kufirit. Bulliqi nuk është palaço i rrugëve nuk është Florim isufi e të tjerët të rrugës. Ju keni pasë njerëz të rrugëve me të cilët jeni mburrë. Mos ju shkaktoni barrë njerëzve që kanë marrë punë prej popullit.

Nëse s'keni guxim me marr vendim ai është problem i juaji. Vendosni politikisht kur marrëveshja të vijë në tavolinë. Asnjë temë nuk ka me mbetë pa u trajtu", u shpreh ai.


Dërgoja mikut në:


Ahhaa
e Enjte 7 Dhjetor 2017, Ora 14:15
Qeveria aktuale koti flet shume e pun per te kryer hiq-fare.vetem krymistra-zevendsmistra di lamushi per te emruar.sa i turpshem njeri
Shkruani komentin tuaj!
 
Kosova nuk plotëson kriterin e kërkuar nga BE
Hasani mirëpret ndarjen e parcelës për Kampusin e Universitetit të Gjilanit
PDK ankohet në Gjykatën Kushtetuese për Prizrenin
Gazetarja shqiptare kthehet nga terreni por habitet me makinën e saj
Liderët e Ballkanit, darkë pune te Mogherini

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media