Home Kosovë
Ymeri reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, thotë se me gjykimin me deputetëve të VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiut e Faton Topallit, pushteti po ndëshkon kundërshtuesit e tij.

Sipas Ymerit gjykimi ndaj deputetëve që kanë mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin territorial, është skandaloz dhe shpërfaq Kosovën si skizofrene.

“Në njërën anë Kushtetuesja e shpallë Zajednicën si tërësisht antikushtetuese duke e rrezikuar përmbysjen e rendit kushtetues; njëkohësisht Komisioni shtetëror konstaton zyrtarisht se Marrëveshja për Demarkacion e cenon integritetit territorial të Republikës; e në anën tjetër Gjykata themelore i gjykon deputetët që e mbrojtën rendin kushtetues e integritetin territorial të Republikës” , shkruan Ymeri në Facebook.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i rëndë në Malisheve, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Familjarët: Eskorta e ambasadores turke vrau katër persona
Burdushi paguhej 20 deri 100 euro për seancat e tij
Haziri: Nuk ka heqje vizash as këtë vit
U vranë 4 persona! Si duket sot rruga e aksidentit tragjik në Mramor (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media