Home Kosovë
Veseli i përgjigjet akuzave për vrasjen e Komandant Drinit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për akuzat që janë thënë ndaj tij e Hashim Thaçit, lidhur me vrasjen e Komandant Drinit.

Veseli iu përgjigj deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe kërkesës së tij për kërkimfalje ndaj Drita Millakut, deputetes së VV-së e cila thotë se është ofenduar nga Veseli pas ngritjes së akuzës për vrasjen e Komandant Drinit.

Veseli, duke iu përgjigjur Millakut, në seancën e kaluar, kishte thënë “mos i lëshoni fjalët si… p’e din ti”, shkruan Periskopi.

Sot, Veseli ka folur për Komandant Drinin, të cilin thotë se e kishte njohur shumë mirë dhe se kishte qëndruar me të bashkë në majën e Devetakut.

“Unë ju kisha lutë për vetëpërmbajtje. Komandant Drinin, e kam njoftë shumë mirë – për ata që s’e dinë. Gjatë vitit ’99 kam qëndruar me të në maje të malit, jo veç një natë por shumë netë. Ka qenë një luftëtar dinjotoz, i cili ka luftu aq sa kam mujt. Kam qenë bashkë me të në maje të Devetakut. Ju që folni s’dini kurgjë… njerëzit e kqij kanë manipulu me lirinë e Kosovës. Por ma i i keqi është ai që nxitë, që shtin, veç për një votë. E marrtë dreqi këtë politikë, që ka mbërritë deri këtu”, tha Veseli.

Veseli, i tha Molliqajt që këto akuza të dërgohen në Prokurori.

“Çone këtë punë te prokurori, është mirë me çu. Prej janarit kemi me hapë nje proces të përbashkët, transparent”, tha ai.

Veseli thotë se do të nis iniciativë për zbulimin për vrasjet për të cilat akuzohet.

Tha se ai nuk do të turpërohet dhe për këtë është në gjendje të vdesë.

“Prej janarit do të bëj përpjekje që të zbardhet rasti. Kadri Veseli ka me nënshkru i pari. Por nëqoftëse mendon se Kadri Veselin kanë me linçu, kurrë jo. Me vdekë po, por me turpnu jo. Ma shumë ka shkru Bota Sot kundër Kadri Veselit e Hashim Thaçit se kundër Serbisë, pesë herë. Po qysh, kurrë një fakt s’un e pruni, kurrë hiç”, tha Veseli.

Veseli thotë se edhe në Kosovë mund të bëhet një gjykatë e njëjtë, si Specialja. Ndërsa, tha se Specialja, nis punën vitin e ardhshëm edhe pse këtë informacion s’e konfirmon askush.

“Gjykata Speciale ka m’u bo vitin e ardhshëm. Pse s’e bëjmë edhe një gjykatë speciale për këtë punë. Unë e inicioj, por politikisht mos manipuloni. Ma konkretisht Dardan, nuk ka pas kurgjë tjetër, asnjë tjetër”, tha Veseli.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Kosova nuk plotëson kriterin e kërkuar nga BE
Hasani mirëpret ndarjen e parcelës për Kampusin e Universitetit të Gjilanit
PDK ankohet në Gjykatën Kushtetuese për Prizrenin
Gazetarja shqiptare kthehet nga terreni por habitet me makinën e saj
Liderët e Ballkanit, darkë pune te Mogherini

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media