Home Kosovë
A do të ketë zgjedhje nëse dështon demarkacioni? Ja çfarë thotë Kadri Veseli
Në rast të mos kalimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli thotë se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje.

Sipas tij, ka një stabilitet institucional dhe nuk i duhen vendit edhe një palë zgjedhje.

Veseli tha se kryeministri Ramush Haradinaj po punon intensivisht dhe duhet të përgëzohet për entuziazmin dhe sinqeritetin që ka në punë.

“Atë që po e bënë shumë mirë Haradinaj është vendimmarrja, ai po punon intensivisht, ai nuk ka orar të punës, ka një entuziazëm i cili dhashtë Zoti e vazhdon kështu. Një vendosmëri e cila është e sinqertë e tij, është një shpresë. Nuk po i komplikon gjërat, por i thjeshtëzon”, ka thënë Veseli.

“Nuk ka nevojë të shkohet ne zgjedhje sepse ka një stabilitet institucional”, përfundoi ai. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Kosova nuk plotëson kriterin e kërkuar nga BE
Hasani mirëpret ndarjen e parcelës për Kampusin e Universitetit të Gjilanit
PDK ankohet në Gjykatën Kushtetuese për Prizrenin
Gazetarja shqiptare kthehet nga terreni por habitet me makinën e saj
Liderët e Ballkanit, darkë pune te Mogherini

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media