Home Kosovë
SHBA rrit kujdesin për sulme terroriste në Kosovë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj në Kosovë apo atyre që duan të vizitojnë këtë vend që të kenë kujdes për shkak se disa zona mund të jenë cak i sulmeve terroriste.

Amerikanët që vendosin të vizitojnë Kosovën kujdesin më të madh duhet të kenë veriun e vendit, pasi që Veriu i Mitrovicës, Zubin Potoku dhe Zveçani janë vendet më të rrezikuara.

“Tensionet brenda dhe në mes të komuniteteve në veri të Kosovës vazhdojnë të provokojnë dhunë, demonstrata dhe trazira të tjera në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Megjithëse së fundi kishin motive politike dhe nuk përshinin turistë apo anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, kalimtarët mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme”,thuhet në njoftim.

Ambasada apelon që amerikanët në vend t’i mënjanojnë tubimet e mëdha dhe ngjarjet me karakter publik.

Nga Ambasada e SHBA’së i rekomandojnë turistët që ta mbajnë në nivel kujdesin, të jenë në rrjedhë me ndodhitë ne vend dhe t’i ndjekin lajmet lokale. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Naser
e Shtunë 13 Janar 2018, Ora 08:38
Paskan pregadit diqka amerikanet
Shkruani komentin tuaj!
 
Demarkacioni nuk dërgohet për shqyrtim në seancën e radhës
Krasniqi për Specialen: Presim që Qeveria t’i bëjë detyrat e saj
Veseli tregon pse u dërgua në qeveri Gjykata Speciale
Kështu betohen komandot turke para hyrjes në Siri: Tmerrohen nga ne! (VIDEO)
E FUNDIT/ Kërkesa për shfuqizimin Gjykatës Speciale dërgohet në Qeverinë e Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media