Home Kosovë
Albin Kurti nesër shpalos platformën e tij si kandidati i vetëm për kryetar të VV
Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nesër do të shpalosë platformën e tij për kryetar. Kurti prezantimin e kësaj platforme do ta bëjë në “Sallën e Kuqe” në Pallatin e Rinisë nga ora 15:00.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi që është publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.


Kujtojmë se ky subjekt tash e sa kohë është duke u përballur me probleme brenda për brenda, dhe se deri tash shumë nga zyrtarë të lartë të këtij subjekti janë dorëhequr nga pozitat drejtuese të VV-së.

Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për tu bërë kryetar i këtij subjekti. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mesazhi i ushtarit për babain dëshmor: Babë u kry (FOTO LAJM)
Mogherini thërret në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor
Rusia kërkon të shpërbëhet ushtria e Kosovës
Marinsat amerikanë bëjnë shqiponjën dhe urojnë ushtrinë e Kosovës (FOTO LAJM)
Mesazhi i Bekim Jasharit për fqinjët

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media