Home Kosovë
Lihet i lirë serbi që dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve në Suharekë
Serbi Bogdan Mitroviq, 74 vjeç, i cili më 28 gusht ishte arrestuar në Kosovë, sot është liruar.

Mitroviq ishte arrestuar më 28 gusht të vitit të kaluar në Mushtisht të Suharekës, i ndarë nga grupi i serbëve që po vizitonin një kishë në atë fshat.

Ai akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999.

Avokati i tij, Dejan Vasiq kishte deklaruar aso kohe se Mitroviq ishte arrestuar në bazë të deklaratës së një personi, shkruan lajmi.net.

Vasiq kishte thënë se fqinji i tij, Xheladin Sadikaj e kishte paraqitur në polici Mitroviqin.

Ai dyshohet për krime lufte në rrethinën e Suharekës në pranverë të vitit 1999.

Mitroviq, baba i 6 fëmijëve, dyshohej për kryerje të veprave penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, krime të luftës në shkelje të rëndë të Nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës dhe krime të luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar.

Mitroviq gjatë paraqitjes në gjykatë u pat deklarua se që nga paslufta nuk ka vendbanim të përhershëm. Ai tha se ka banuar në disa vende të Kosovës, ndërsa aktualisht tha se banon në Mladenovac të Serbisë.

Prokurori Special, Elez Blakaj, pati dhënë arsyet e tij për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Blakaj, në gjykatë tha se ekziston dyshimi i bazuar se Mitroviq në bashkëkryerje më 2 prill 1999 ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Prokurori tha se Mitroviq atë ditë kishte qenë në fshatin Sopi ku ishin vrarë 38 persona, ishte plaçkitur pasuria e këtij fshati, e pastaj popullata ishte dëbuar për në Shqipëri.

Sipas prokurorit, këtë më së miri e provon deklarata e dëshmitarit okular Xheladin Sadikaj, i cili kishte thënë se ka qenë prezent dhe për së afërmi i ka parë kryerjen e këtyre veprave penale.

“Vlen të ceket komunikimi me personin Arian Osman Elshani, i cili fillimisht njofton dëshmitarin Xheladin Sadikaj se po e thërrasin serbët, e në veçanti tani i pandehuri Bogi dhe më pas në ikje e sipër pas 50 metrave Ariani vritet”, pati thënë prokurori Blakaj.

Prokurori theksoi edhe rrezikun e ikjes nga Kosova të të pandehurit, ngase deri më tani ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë. Po ashtu tha se nëse Mitroviq gjendet në liri mund të ndikojë te dëshmitarët dhe të dëmtuarit të cilët janë nga fshati i tij, Sopia, emrat e të cilëve prokurori tha se nuk i ka përmendur “për t’i mbrojtur ata”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Reagon edhe Behrami, ky postim i tiji pritet të ngjallë reagime të forta (FOTO LAJM)
"Plumb në ballë", kërcënohet deputetja
Rrëfimi prekës i Shaqirit: S’kisha para për stërvitje, ja pse mbaj dy flamuj në këpucë
Kujdes, sot mund të përmbyten sërish rrugët në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media