Home Kosovë
Fitorja e Shpendit po bëhet si e Pirros, e jep edhe kryesuesin e kuvendit
Lëvizja për Bashkim dhe Shpend Ahmeti si kryetar i Prishtinës dhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur sonte marrëveshje për bashkëqeverisje.

Burime të lajmi.net thonë se nga kjo marrëveshje Lëvizja për Bashkim do ta udhëheqë Kuvendin Komunal.

“Agim Kuleta do të jetë kryesues i Kuvendit Komunal”, kanë thënë këto burime.

Lëvizja për Bashkim i ka dy asambleistë në Kuvendit Komunal të Prishtinës. Me këtë marrëveshje, Shpend Ahmeti tashmë e ka shumicën në Kuvendi pasi që më herët kishte bërë marrëveshje me AKR-në dhe AAK-në.

Opozitë edhe këtë mandat do të jenë LDK dhe PDK.

Megjithatë, pas kësaj marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje humb edhe një pozitë të rëndësishme në drejtimin e Komunës së Prishtinës. Pasi që nënkryetari është i AKR-së (Selim Pacolli), edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal vjen nga një parti tjetër.

Po ashtu edhe AAK-ja ka marrë hise të madhe në qeverinë e kryeqytetit, duke i drejtuar tri Drejtori.

Shpend Ahmeti kishte hyrë në zgjedhjet lokale për të parin e Prishtinës me idenë që “t’i marrte edhe krahët” dhe Vetëvendosje ta kishte shumicën edhe në Kuvendin Komunal. Megjithatë, figurativisht mund të thuhet se Ahmeti tash “ka mbetur edhe pa duar”!,

Të kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim vite më parë kishin hyrë në Kuvendin e Kosovës si grup i përbashkët parlamentar, për t’u ndarë më pas për shkak të problemeve me ndarjen e buxhetit që KQZ-ja e ndanë për partitë parlamentare.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Gropa në lagjen Kalabria rrezikon jetët e banorëve
Visar Ymeri
Visar Ymeri tregon për herë të parë se si e fuste VV gazin lotsjellës në Kuvend
Visar Ymeri kuzhinier në Londër, rrëfen specialitetin e tij
Rriten aplikimet e të rinjve për tu bërë pjesë e policisë së Kosovës
Daçiç për platformën kosovare të dialogut: Ta vendosin në derën e Qeverisë si gazetë ditore

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media