Home Kosovë
Ajri po rrezikon të gjithë
Kosova po ngjitet në krye të listës së vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Shkalla e ndotjes gjatë ditëve të dimrit është shumë e lartë dhe vlerësohet se paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë, kjo pasi që niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë ditëve të fundit është shumë i lartë, gjë që ka shkaktuar edhe alarm sa i përket rrezikut për shëndetin e qytetarëve.

Madje së fundi ndërkombëtarët që kanë vizituar kryeqytetin janë parë duke vendosur maska në fytyrë për t’u mbrojtur sadopak nga ajri i ndotur.

Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës thonë se ata kanë investuar në cilësinë e ajrit, ndërsa zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ankohen se KEK-u është ndotësi më i madh.

Ambientalistët alarmojnë për nivelin e ndotjes së ajrit, ndërsa ka këndvështrime të ndryshme nga pulmologët rreth ndikimit të ajrit në shëndetin e njeriut.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ndërron jetë komandanti i Deminimit të FSK’së
Zhduket 49 vjeçarja nga Mitrovica
Vjen me pushime nga Franca për ti marrë jetën vëllait
Ilir Deda thotë se Thaçi nuk mund të jetë kryenegociatori
Albin Kurti merr në parti militanten e flaktë të Erdoganit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media