Home Kosovë
Morina dhe Zeka flasin përsëri për vrasjen e Enver Malokut
Të enjten ishte përvjetori i veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kolumunistit të gazetës “Bota sot” Enver Malokut.

Pikërisht në këtë dite u bë deklarata e bujshme e Bajrush Morinës, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij.

Nuk vonoi shume, kur deputeti i Kuvendi te Kosovës, Milaim Zeka e kundërshtoi Publicistin Morina, duke i thënë që Morina ja kishte huq fort, sepse sipas Zekës, vrasësi nuk është në Kuvend.

Lidhur me këtë temë, janë deklaruar edhe Morina edhe Zeka, ndërsa prokuroria e shteti edhe pas insistimit të vazhdueshëm të gazetës nuk është përgjigjur në telefon.

Bajrush Morina: Flejë Flejë Ministër, tash tu kujtua për këtë rast

Gazetari Bajrush Morina ka thënë për “Bota sot” se Ministria e Drejtësisë nuk guxon të ndërhyjë në prokurori.

“E para, ministri paska bërë ndërhyrje politike, sepse prokuroria është organ i pavarur dhe ministria nuk ka drejtë të ndërhyjë ne drejtësi.

E dyta, i kisha thënë Ministrit flejë flejë dhe pak sepse ky krim ka ndodhur tash e 19 vite dhe ministrit i paska dalë gjumi shumë vonë

Unë po i them ministrit Tahiri që të zgjohet më shpejtë nga gjumi, sepse ky krim ka ndodhur që 19 vite dhe mos të bëjë ndërhyrje në prokurori” ka përfunduar Morina

Milaim Zeka: Bajrushi ia ka huq, ata që e vranë janë njerëz te UDB-së

Deputeti ne Parlamentin e Kosovës që ishte i përshirë në këtë debat, Milaim Zeka ka thënë për “Bota sot” se vrasësi i Malokut vjen nga radhët e UDB-së.

Bajrushi ia ka huqë sepse unë mendojë që nuk është deputet i kuvendit vrasësi i Enver Malokut, në qofte se Bajrushi e di vrasësin, është vepër penale mos me tregu në Prokuroi një vrasës, ai thotë që është një deputet dhe gruaja e tij, dhe unë thashë që nuk ma merr mendja që mundet me qenë e vërtetë. Në qoftë se Bajrushi e dinë vrasësin e nuk e lajmëron në prokuroi, kjo është vepër shume e rende penale. Ndërsa, sa i përket pyetjes se a do ti përgjigjem Prokurorisë, nëse do të ftojë unë ne prokuroi shkoi 24 orë, por mua prokuroria nuk mundet të më ftojë sepse nuk ka arsye.

Në bazë të informatave qe i kam unë, mendojë që ata që e kanë vra Enver Malokun, janë pjese e UDB-së dhe për këtë ka folur edhe Fatmir Limaj, tash nuk është problemi jonë që pjesa dërmuese e njerëzve nuk lexojnë. Ka qene një dëshmi e një pjesëtari te UDB-së, në gjykatën e Hagës që ka folur edhe për vrasjen e Enver Malokut, ku edhe Fatmiri Limaj e ka dëgjuar këtë dëshmi, ka folur për vrasjen e Enver Malokut, lëndimit të Sabri Hamitit e shumë tjerë. Deri sot, të paktën aq sa kam kontakte dhe informacione nuk rezulton që dikush brenda parlamentit të Kosovës, të këtë marr pjesë në vrasjen e Enver Malokut. Në qoftë se Bajrushi nuk e tregon emrin, atëherë nuk ka qenë dashur të deklarohet sepse është tronditje e opinionit, dhe shqetësim i familjes së Enver Malokut”, ka thënë Zeka.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Mitrovicë, u konfliktua me kolegun, pushohet njëri prej policave
Kjo fotografi u shkrep në Kosovë
Delawie vërejtje qeverisë: Respektoni të drejtat e qytetarëve
Vëllai i Armend Zemajt bëhet ambasador në Gjermani
Beqaj drejt shkarkimit, ky mund të jetë ministri i ardhshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media