Home Kosovë
Dokumenti i senatit amerikan: Si Rusia po përdor Kosovën për të shkaktuar luftë
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një dokument për ndërhyrjen ruse në interesat amerikane, ku një pjesë të posaçme të raportit flet edhe për ndërhyrjen në Ballkan.

Dokumenti, i cili pritet të kthehet në një ligj me një kërkesë specifike për Presidentin Donald Trump, thekson se “qeveria ruse ka ndërhyrë prej vitesh për të shkatërruar demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë dhe SHBA.

Ndërhyrja e Kremlinit në demokraci të parazhvilluara dhe në qeveri tranzitore ka qenë e përhershme gjithë këto vite dhe përfshin Serbinë, Malin e Zi, Gjeorgjinë, Bullgarinë dhe Hungarinë”, theksohet në raport.

Senatori demokrat, Benjamin Cardin është relatori i raportit, i cili thekson se ndërhyrja ruse për disa vende të Ballkanit është pjesë e ndërvarësisë energjike.

Senati i SHBA ka arritur përfundimin se Serbia është shembulli i qartë sesi përdoret furnizimi energjitik me naftë dhe gaz për të ruajtur influencën politike.

“Serbia është e varur nga Rusia për gaz natyror dhe kompania shtetërore e gazit, Srbijagas, ka akumuluar një borxh prej 1 miliard dollarësh, gjë që ka sjellë një presion politik nga ana e Rusisë.

Dushan Bajatoviç, drejtori i Srbijagas, është gjithashtu nënkryetar i Partisë Sociliste Serbe, një forcë pro-ruse, që në të kaluarën drejtohej nga Sllobodan Milosheviç dhe tani shef fuqiplotë është numri dy i qeverisë serbe Ivica Daçic.

Rusia po e përdor Bajatoviçin si një garantues për të siguruar ndërtimin e gazsjellësit South Stream në territorin serb.

Por ky projekt është ndryshuar dhe Beogradi ka humbur edhe 30 milion usd të tjera, duke rritur borxhin ndaj Moskës.

Varësia tashmë nuk është ndaj gazit rus, por është kthyer në varësi politike dhe një kushtëzim në të gjitha drejtimet.

Në Serbi, Moska financon të gjithë ato grupime të shoqërisë që kanë simpati ndaj Rusisë dhe mbështet fort fuqizimin e kulturës slave dhe atë ortodokse.

Praktikisht Moska ka krijuar një ideologji të re në vendin që u trondit nga nacionalizmi i verbuar.

Me anë të Sputnik, Rusia po përhap një propagandë që të krijojë terrenin e një ndërhyrje në Ballkan. Në faqet e Sputnik është shkruar se kosovarët po përgatisin trazira dhe në këtë mënyrë krijohen kushte për një konflikt të madh.

Sputnik arrin të shpërndahet në 20 stacione radiosh lokale në vend dhe portale të ndryshme falas, duke ofruar material që janë propagandë e pastër dhe jo informacion”.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
70 ushtarë amerikanë nisen për në Kosovë
Kuvendi i dorëzon zyrtarisht Qeverisë nismën për shfuqizim të Speciales
Analistët serbë: Serbia i ka konsumuar zgjidhjet e mira për Kosovën, i ka mbetur më e keqja
Policisë i prishet automjeti në vendin e ngjarjes
A e dini se cili është kuptimi i vërtetë i emrit Kosovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media