Home Kosovë
Prokuroria thotë se ka marrë në pyetje dëshmitarin por i ka kushtëzuar
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka kontaktuar me Shkumbin Mehmetin por i njëjti ka refuzuar të japë dëshmi derisa nuk prishet aktgjykimi me të cilin i njëjti ishte dënuar me 30 vjet burgim.

Megjithëkëtë, Prokuroria ka thënë se nëse deklaratat e Mehmeti zbulojnë vrasjet e pasluftës atëherë janë të gatshëm të kërkojnë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit të tij. Në njoftimin për media, Prokuroria ka njoftuar se “me kohë ka nisur zbardhjet e vrasjeve politike. Por, asnjë rezultat deri më tash s’është parë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria njofton opinionin se me kohë ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me deklarimet e të dënuarit Sh.M. E vërteta është se, ai përmes policisë ka pohuar se kërkon të jap informacione lidhur me disa vrasje. Menjëherë, Prokuroria e ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje, tani të dënuarin Sh. M., mirëpo i njëjti policisë ia ka kushtëzuar dëshminë, duke kërkuar që Prokuroria, paraprakisht të ndikojë në prishjen e aktgjykimit të plotfuqishëm, me të cilin është dënuar me burg prej 30 vjetësh.

Meqenëse, ai ka pasur kontakte me hetues policor, përmes tyre, është informuar se Prokuroria nuk mund të prish aktgjykimin e plotfuqishëm, por, nëse është i gatshëm të dëshmojë, si Prokurori, në kuadër të autorizimeve, do ta përkrahnim kërkesën e tij për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, nëse dëshmia e tij do të ndihmonte në zbulimin dhe ndjekjen e vrasjeve.

Më vonë më 29.11.2016, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar një letër të tij, ku thuhet se dëshiron të takohet me prokurorët, për të dhënë informata në lidhje me vrasje. Më datë 27.01.2017, i njëjti është sjellë, i shoqëruar nga policia, në PSRK. Është inkurajuar për dhënien e dëshmisë, për rastet që ka në dijeni. I njëjti ka deklaruar se për disa nga këto raste ka dhënë dëshmi para prokurorëve të EULEX-it, dhe prapë ka për të dhënë dëshmi para prokurorit të EULEX-it, me datë 31.01.2017. Megjithatë, ai ka specifikuar se është duke bashkëpunuar me prokurorin e EULEX-it të PSRK-së, vetëm dhe ekskluzivisht në lidhje me rastin e quajtur ‘Olympia”, lidhur me vrasjen e dy oficerëve të UNMIK-ut, si dhe vrasjen në tentativë të dy oficerëve të tjerë, përkatësisht për rastin që ka ndodhur në Podujevë, më 23 mars 2004.

Para dhënies së dëshmisë, i njëjti ka kërkuar garancion që prokuroria ta kthejë në rigjykim, çështjen për të cilën ishte dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, të cilin kusht, prokuroria nuk ka mundur ta premtojë, sepse është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Meqenëse i njëjti kishte dhënë më parë një deklaratë para prokurorëve të EULEX-it dhe ai kishte ende për të dhënë një deklaratë më 31.01.2017 për të ashtuquajturin rast "Olympia", shqyrtimi i tij u ndërpre.

Sqarojmë opinionin publik se Prokuroria me kohë ka filluar hetimet për vrasjet e pasluftës. Po ashtu, edhe prokurorët ndërkombëtarë të EULEX-it janë duke zhvilluar hetimet në këtë drejtim, deri në transferimin e këtyre rasteve tek prokurorët vendorë.

Me respekt


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i rëndë në Pejë, një i vdekur dhe dy të plagosur
"Messi" i Kosovës shënon një super gol kundër grekëve (VIDEO)
Aksidentohet me makinë moderatori i njohur shqiptar (FOTO LAJM)
Shaqirit i bëjnë "gropën" te Liverpool, lihet jashtë (VIDEO)
Zbulohen edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal malazez

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media