Home Kosovë
Dardani e shpall të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik në Republikën e Kosovës.

Me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr Dritën e Gjelbër.

“Kjo qeveri e Kryeministrit Haradinaj ka premtuar investime dhe unë sot jam i gëzuar që kemi arritë të përmbyllim shpejt fazën përgaditore për të nisë një kapitull të ri për Republikën dhe shoqërinë tonë. Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është I dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë”, ka thënë me këtë rast, zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Qeveria e Republikës së Kosovës muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjik.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Mitrovicë, u konfliktua me kolegun, pushohet njëri prej policave
Kjo fotografi u shkrep në Kosovë
Delawie vërejtje qeverisë: Respektoni të drejtat e qytetarëve
Vëllai i Armend Zemajt bëhet ambasador në Gjermani
Beqaj drejt shkarkimit, ky mund të jetë ministri i ardhshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media