Home Kosovë
Shteti i jep 90 mijë euro Bujar Bukoshit
Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendëskryeministri në Kosovën e pavarur, Bujar Bukoshi, është ndihmuar nga shteti me 90 mijë euro për shërim jashtë vendit.

Bukoshi i cili ka udhëhequr për tri vite shëndetësinë në Kosovë, ka kërkuar shërim në një spital në Gjermani

Në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Haradinajt me një vendim ndau 30 mijë euro nga rezervat shtetërore për mbulimin e shpenzimeve për shërim jashtë vendit të Bujar Bukoshit. Para për Bukoshin kishte ndarë edhe Qeveria e Isa Mustafës gjatë muajit korrik, por ky vendim nuk ishte publikur asnjëherë.

E Bukoshi është ndihmuar edhe dy herë të tjera nga shteti për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Ish-kryeministri në ekzil, ish-ministri i Shëndetësisë në vitet 2007-2010 në Qeverinë Thaqi 1 dhe ish-zëvendëskryeministri në vitet 2010-2013 në Qeverinë Thaqi 2 ku Bukoshi arriti nëpërmjet Listës “Ibrahim Rugova” së bashku me Dardan Gashin dhe Ukë Rugovën. I shumëpërfoluri për Fondin e 3 përqindëshit, Bukoshi, ka marrë para për shërim edhe dy herë të tjera nga ministria që ka udhëhequr.

Gazeta Shneta ka mësuar se Bukoshi është përkrahur financiarisht me 30 mijë euro në nëntor të vitit 2016 nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të Udhëzimit Administrativ për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.


Dërgoja mikut në:
Diaspora
e Shtunë 13 Janar 2018, Ora 13:38
Ja cfar shteti I jep hajdutit me te madhe ndihme,une them si Diaspore qe ti dal knaceri nballe.kurse atyre qe I japin pare Tek femijt.intjoranta per moral nuk duhet ta ndihmoni kete kriminel
Shkruani komentin tuaj!
 
Lindja na mbron nga uragani Leslie, kënaquni me diell
Labi shpërthen nga emocionet pasi mësoi për ministrin nga Ferizaj
FIT arreston pesë grabitësit e bankës në Veternik
Del videoja, momenti kur MCGregor i kërkon mëshirë Khabib-it në ring (VIDEO)
Mik i Khabibit, "bisha" shqiptare i UFC lajmëron përballjen e ardhshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media