Home Kosovë
Shqiptarët e trojeve, në kor kundër Metës: Pse nuk na jep pasaportën e Shqipërisë?
Ka shkaktuar mjaft jehonë në trojet shqiptare deklarata e disa muajve më parë e Presidentit Meta për të mos i dhënë pasaportën e Shqipërisë shqiptarëve të Kosovës, pas thirrjes së bërë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Thuajse në çdo postim që Meta tani bën në Facebook, aty do të gjesh komente nga shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës apo gjetkë, të cilët i kërkojnë llogari për qendrimin e tij kundër pajisjes së shqiptarëve të Kosovës me pasaportë të Shqipërisë.

"Nuri Seferit jepja pashaporten Shqiptare se e meriton me shume se cdokush tjeter, ne cdo ndeshje ka festuar me flamurin Shqiptar edhe ose Shqiperia nuk i dha asgje. Injoroi dhe gjermanine dhe parat per te na krenuar me flamurin kombtar. Mos e injoro si paraardhesit e tu qe ia premtuan dhe vetem i shtrenguan doren"., i shkruan Metës një shqiptar i Maqedonisë në foton e postuar me Nuri Seferin, shkruan Albeu.com.

"Kampionit tone Nuri Seferi i duhet passaporta z.President jo takimet, si dhe ndeshjen e ardhshme ne token amë. Uroj qe kto 2 "detyra" tja plotesosh qe ti vihet emri ne vend SHQIPERISE TONE..."., shkruan një tjetër.

"A veç Ramushit me familje po bajke me ja dhen nënshtetësinë? Ne sjemi te tjeret shqiptare a?"., - shkruan dikush tjetër në një postim të fundit të Metës në Facebook.

Komentet e tjera ndaj Metës mund t'i ndiqni në galerinë që shoqëron këtë lajm. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
70 ushtarë amerikanë nisen për në Kosovë
Kuvendi i dorëzon zyrtarisht Qeverisë nismën për shfuqizim të Speciales
Analistët serbë: Serbia i ka konsumuar zgjidhjet e mira për Kosovën, i ka mbetur më e keqja
Policisë i prishet automjeti në vendin e ngjarjes
A e dini se cili është kuptimi i vërtetë i emrit Kosovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media