Home Kosovë
Tahiri kërkon ekstradimin e një izrealiti
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit që po kërkohet në Kosovë në rastin Medicus. Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

"Në zbatim të kompetencave të mia në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kam kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit M.H., i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, për vepra penale që lidhen me krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore. Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t'u përgjigjur për veprat e bëra" ka shkruar Tahiri.

Tahiri edhe njëherë ka shprehur përkushtimin në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar.

"Jam i vendosur për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, pavarësisht formave, natyrës dhe rrethanave në të cilat shfaqet dhe do të angazhohem çdo ditë që ky përkushtim të fuqizohet edhe më tej" ka shkruar Tahiri.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Serbët na vunë në rresht për të na vrarë", këngëtari tregon momentin e vështirë
Aksident masiv në Fushë-Kosovë, 5 makina përplasen zinxhir
Bruksel kërkon hapjen e urës në Ibër
Anita i jep një puthje në buzë Ramushit për ushtrinë (FOTO LAJM)
Ish-deputeti: Si më goditën truprojat e Vuçiçit në Mitrovicë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media