Home Kosovë
Demarkacioni mund ta çojë sërish Kosovën në zgjedhje
Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhjen e parë për sesionin e ri do të vendosë për procedimin e marrëveshjes në Kryesi dhe nëse atë do ta bëjnë me apo pa rekomandim nga komisioni.

Por, pavarësisht kësaj, qëndrimet e partive karshi marrëveshjes nuk kanë ndryshuar.
Partia e kryeministrit synon që atë marrëveshje ta rrëzojë në Kuvend, derisa PDK-ja synon ta kalojë atë.

E fundit që e ka bërë këtë thirrje është ministrja për integrim Dhurata Hoxha, e cila u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e të mos mbajnë të izoluar kosovarët.

Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe analisti Artan Murati. Ai u ka bërë thirrje deputetëve t’i japin epilog kësaj çështjeje.

Ndërsa, Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, i parasheh disa skenarë për mbledhjen e së hënës.

Ismaili thotë se pikërisht çështja e demarkacionit mund ta prishë koalicionin qeverisës e vendi të shkojë në zgjedhje.

Pikërisht demarkacioni kishte prishur edhe koalicionin PDK-LDK.

LDK-ja ato kohë nuk kishte arritur t’i siguronte as votat e deputetëve të vet.

E njëri nga deputetët që kundërshtonte fuqishëm në mandatin e kaluar këtë version të marrëveshjes, Shpejtim Bulliqi, aktualisht është në krye të komisionit shtetëror për demarkacion e që akuzon komisionin e kaluar të Mehës se ka falsifikuar harta. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Petkoviq: Pacolli tërë jetën ka qenë i rrethuar nga fqinjë serbë
Ministri Lluka shpallet i pafajshëm
Klopp tregon çfarë pret nga Shaqiri sezonin e ardhshëm
Kush është ushtari serb që u arrestua në Malin e Zi, krimet që ka bërë në Kosovë
Zbuloni kush po i zëvendëson turistët kosovarë në Shqipëri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media