Home Kosovë
Autori i logos së 10-vjetorit të Pavarësisë së kosovës mohon akuzat për plagjiaturë
Pas publikimit se edhe logoja e dytë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës , kishte ngjashmëri me atë të Kongresit të Partisë Shqiptarë të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar krijuesi i saj.

Zeni Ballazhi, autor i logos së dytë, ka thënë se logoja dhe Medalja Presidenciale si shenjë festive, ngjyrat e logos vizualisht janë nga flamuri i Republikës së Kosovës.

Sipas tij, kjo logo është kompozuar figurativisht me shiritat festiv të cilët krijojnë numrin dhjetë bashkë me simbolin e shtetit, kombinim i numrit me simbolet e shtetit si një mesazh feste për shënimin e këtij viti jubilar.

“Kjo logo ka edhe karakteristikë të veçantë gjatë këtij segmenti kohorë 10 vjet pavarësi si ato kulturore, historike shoqërore me një kreaturë artistike të përshtatshme për të kombinuar mesazhin e dedikuar për pavarësi si një shenjë identifikuese për këtë manifestim. Kjo logo (medalje) nuk sfidon simbolet e shtetit, por është një stilizim i numrit dhjetë enkas për këtë manifestim jubilar dhe yjet duke reflektuar zhvillimin e Republikës së Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Ballazhi. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Ndërrohet përbërja e trupit gjykues në gjykimin e Azem Sylës
Djali i Hamëz Jasharit zgjidhet kryesues i Bordit të AZHRV
Vizitat e Pacollit pa sukses, Kosova nuk ka mbështetje në KE
Politikani serb tregon presionin që ka prokuroria në vrasjen e Ivanoviçit
Gjykata e Apelit po vlerësohet e dështuar, a do të merren masa?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media