Home Kosovë
Atifete Jahjaga del nesër para gjykatës për shpifje
Kunetërit e Shyhrete Berishës kanë paditur ish-presidenten Atifete Jahjaga për shpifje, seanca e së cilës pritet të mbahet nesër para gjykatës.

Padia lidhet me deklaratën e Jahjagës se Shyhrete Berisha “është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.

Sipas avokates Vahide Braha të familjes Berisha, edhe para një jave, në këtë seancë kunetërit e Shyhrete Berishës do të kërkojnë nga Jahjaga të kërkojë falje në lidhje me këtë deklaratë dhe që ky deklarim të tërhiqet prej saj.

Jahjaga deklaratën për të cilën është paditur e kishte dhënë në përkrahje të Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës ndaj kësaj familjeje në vitin 1999.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve ishte kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.

Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Suharekë në korrik të vitit 2017 ia njohu të drejtën e pronësisë mbi gjysmën e kësaj shtëpie dhe gjysmën e paluajtshmërisë së saj Shyhrete Berishës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Haradinaj frikësohet nga 'Bossat' e PTK-së?, kundërshton uljen 40%
Çitaku i hakërrehet Gjuriçit: Gënjeshtar
Haradinaj qetëson ministrat nga zërat për shkurtime
Haradinaj pret lejën e Kuvendit që të dialogojë me Serbinë
Shqiptarët alarmuan Gjermaninë, 500 policë për t'i kapur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media