Home Kosovë
Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Themelore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për media në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJ), Ajshe Qorraj.

“Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paralajmëruar dorëheqjen, mirëpo ende nuk e kemi pranuar zyrtarisht”, ka thënë Qorraj në një përgjigje përmes SMS-it për Betimi për Drejtësi.

Më 24 tetor të vitit të kaluar, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kishte dekretuar gjyqtarët dhe prokurorët serbë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e Brukselit.

Ndërsa, më 31 tetor të atij viti, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka zgjedhur Nikolla Kabashiqin, kryetar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, pasi sipas kësaj marrëveshjeje, parashihej që kjo gjykatë të udhëhiqej nga komuniteti serb.

Kurse, nënkryetar i kësaj gjykate ishte zgjedhur Ali Kutllovci.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Serbia nuk jep informacion për stomatologun kosovar të arrestuar
Pacolli sulmon qytetarët që nuk hynë në koncertin e Lipës, harron që nuk janë të pasur si ai
Nuk ndalen rastet e dhunës ndaj gruas në Kosovë
Të zgjedhurit e popullit shtojnë lluksin me 20 mijë euro
Hoti ia thyen zemrën Hashim Thaçit, hedh akuza ndaj tij

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media