Home Kosovë
Labi reagon për heqjen e flamurit: Qeveritë ndryshojnë por gjaku nuk ndryshon
Edhe Labinot Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re ka reaguar rreth ngjarjeve të fundit në kryeqytet për vendosjen e flamurit shtetëror dhe largimin e atij kombëtar.

Tahiri ka shkruar një status në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndër të tjera ai ka thënë se me largimin e flamurit kombëtar tek Rrethi me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i është plotësuar dëshira Serbisë. Ndërsa është ndier i turpëruar nga ky gjest, duke i kërkuar falje të gjithë shqiptarëve.

Ky është postimi i plotë i deputetit Tahiri:

Kur ishim n’zor se kah t’ia mbajmë si shqiptarë në ato kohera kur na masakranote Serbia, ku i drejtonim femijet e nënat tona? A e futem kokën tonë( kryet) nën gjirin e nanës Shqipëri?! A ju kujtohet kur na thoshte Serbia( Shqiptarske Xhubre) idi u Albaniu!

Ah sa të përbuzem jemi duke u treguar, e na fal moj nana Shqipëri.

E kam shkruar gjithnjë se jam nga (Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë) dhe ashtu do të mbetêt.

Na falni vllezër Shqiptarë për këto që po i shifni në Kosovë!
Na fal, ambasadë e Shqipërisë, me selinë e saj në Prishtinë, dhe ju i nderuari Ambasador,Z Mingjozi.

Na fal, ikona e rezistences Shqiptare, ju që vuajtet (30 vite burg) nën regjimin Serb.
Ai flamur u përul para syve tu, ‘Bac Adem Demaqi’. Na falë o Bac Ademi!

Vllezër shqiptarë nga trojet tona dhe në Shqipëri, na falni ne si popull, sepse këtë nuk e bëm ne.
-Mos të harrojmë se, (Qeveritë)vijnë e shkojnë, politikat ndryshojnë, vetëm gjaku i vertetë nuk mund të ndryshojë ai qê kemi në mes nesh (Shqiptarë).

-Sot po tregoni se kush e keni gjoksin më të madh, e nuk po tregoni se kush mund t’i ndaloj këta (Millosh Kopiliqat), të vendosur aty afër Prishtinës, në Graçanicë ose kush mund ti ndalojë flamujt e (Rusisë) mbrenda territorit Shqiptarë.

Ju i’a plotsuat Serbisë dëshiren e saj, me heqjen e flamurit kombëtarë në hyrje të Prishtinës.
Na e bëtë Kosovën që ne të dukemi anti shqiptarë e tē përqarë! Jooo jooo, ne jemi më të bashkuar se kurrë atë do ta perjetoni edhe ju.

Sinqerisht, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me të verbërin shqiptar që krijon aplikacione
Rasti i Shpend Maxhunit të mos kalojë në heshtje
Kurz: BE është e plotë me Ballkanin Perëndimor
Haradinaj reagon për djalin e shefit të AKI-së
Ish-shefi i antikorrupsionit hedh akuza të rënda ndaj Lumezit dhe Maxhunit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media