Home Kosovë
Dikur e pranoi por tani shfaqet i dëshpëruar për Gjykatën Speciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur gjykatën ndërkombëtare për krime lufte, me juridiksion ndaj të dyshuarve potencialë kosovarë, një “padrejtësi historike”, duke shtuar se qeveria e Kosovës e pranoi atë me gjysmë zemre si “çmim për lirinë e saj”.

Në një intervistë për “The Associated Press”, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë, Thaçi kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, me bazë në Hagë, dhe e krahasoi atë me krijimin e një gjykate për t’i gjykuar hebrenjtë që janë persekutuar nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

“Kosova ka zhvilluar një luftë mbrojtëse për ekzistencë si komb dhe nuk ka sulmuar askënd”, tha Thaçi, transmeton Koha.net.

Gjykata Speciale ka juridiksion ndaj të dyshuarve potencialë për krime lufte në Kosovë, por ende nuk është marrë me asnjë rast.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shpërtheu bombula e gazit, 11 të lënduar në Ratkoc të Rahovecit
Makina me targa shqiptare alarmon serbët gjatë vizitës së Putinit
Ministri i Listës Serbe nuk bojkoton, shfaqet në Gjermani
Haradinaj kërkon që AAK të qeverisë Mitrovicën
Mbrojtja skandaloze e pejanit që u kap me mish të prishur: E kisha për qentë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media