Home Kosovë
Çerdhja “Yllkat” rrezik për fëmijët, komuna vendos për rrënimin e saj
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që çerdhja “Yllkat” në lagjen Vellusha të rrënohet dhe rindërtohet. Kjo për shkak se gjatë një vizitë që i ka bërë një komision i formuar nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, janë vërejtur disa plasaritje në objekt.

Gjatë kontrollimit, inxhinierët kanë vërejtur se ky objekt tashmë është shumë i dëmtuar, dhe se paraqet rrezik për fëmijët dhe stafin e çerdhes. Në disa pjesë të themeleve, janë vërejtur plasaritje të theksuara, kurse brenda objektit plasaritjet janë edhe më të thella dhe janë horizontale, gjë që dëshmon se themelet e objektit “kanë fjetur”.

Në njërën prej dhomave të fëmijëve ka lëvizur pllaka e dyshemesë. Kësisoj, komisioni i përbërë nga 3 inxhinierë të ndërtimtarisë, ka vlerësuar se “Dëmtimet në këtë objekt janë jashtëzakonisht të mëdha, andaj propozojmë që urgjentisht të merren masat si preventivë – largimi i fëmijëve dhe personelit me qëllim të evitimit të pasojave eventuale”.

Bazuar në këtë vlerësim të komisionit, Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i largojë fëmijët dhe stafin nga ajo çerdhe, dhe t’i zhvendosë përkohësisht në çerdhe të tjera, në konsultim edhe me prindërit dhe grupet e interesit.

Objekti çerdhes “Yllkat” do të rrënohet, dhe do të ndërtohet një çerdhe e re në këtë lagje.

Objekti i kësaj çerdheje është ndërtuar në vitin 1984, dhe ka kapacitet për 220 fëmijë.

Komuna nuk ka bërë me dije se kur do të bëhet rrënimi, kur do të nis rindërtimi e as kur pritet të përfundojë ndërtimi i objektit të ri.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me të verbërin shqiptar që krijon aplikacione
Rasti i Shpend Maxhunit të mos kalojë në heshtje
Kurz: BE është e plotë me Ballkanin Perëndimor
Haradinaj reagon për djalin e shefit të AKI-së
Ish-shefi i antikorrupsionit hedh akuza të rënda ndaj Lumezit dhe Maxhunit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media