Home Kosovë
Si Kurz e përgenjështroi publikisht zëvendësin e tij për Kosovën (VIDEO)
Sebastian Kurz, Kancelari i Qeverisë austriake ka dalë sot në një konferencë për media me zëvendëskancelarin Heinz Christian Strache, para mbledhjes së Qeverisë së atejshme, ku kanë bërë sqarime edhe rreth deklaratave të Strache kundër Kosovës.

Vetë Kancelari Kurz tha se çështja e njohjes së Kosovës është e përfunduar.

“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Ndryshe deklaratat e Strache kanë nxitur shumë reagime në Kosovë, Serbi dhe në rajon si dhe të politikanëve të ndryshëm europianë.

Më i ashpër ka qenë europarlamentari gjerman, Bernd Posselt, i cili ka kërkuar për dorëheqjen e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, pasi vuri në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Sipas Posselt, zv.kancelari austriak është njeri i Putinit në Bashkimin Evropian.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Serbia nuk jep informacion për stomatologun kosovar të arrestuar
Pacolli sulmon qytetarët që nuk hynë në koncertin e Lipës, harron që nuk janë të pasur si ai
Nuk ndalen rastet e dhunës ndaj gruas në Kosovë
Të zgjedhurit e popullit shtojnë lluksin me 20 mijë euro
Hoti ia thyen zemrën Hashim Thaçit, hedh akuza ndaj tij

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media