Home Kosovë
Zyrtarët e BE: Plotësoni edhe dy kriteret e mbetura, që të liberalizohen vizat
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson ka thënë se Evropa do të ishte e lumtur që Kosova të merrte liberalizimin e vizave.

Danielsson gjatë konferencës për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sapo të përmbushen kriteret Komisioni Evropian do të propozojë për liberalizim të vizave.

Mirëpo ai theksoi se dy nga 95 kriteret për liberalizim të vizave ende nuk janë përmbushur.

“Komisioni do të propozonte të ketë liberalizimin e vizave. 93 nga 95 kriteret janë përmbushur. Tani kanë mbet vetëm edhe dy kushte ajo e ratifikimit të Demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne duam të shohim një zgjidhje dhe kjo i mbetet Kosovës dhe Malit të Zi. Është në dorën e shtetit tuaj të gjej zgjedhjen dhe ne do të jemi të lumtur të ndodh kjo gjë, pra që të bëhet liberalizimi i vizave, sepse BE e donë liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Danielsson.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting, ka folur sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka deklaruar se shpreson për një dialog të mirëfilltë dhe se në fund të ketë përmirësim të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Pezullohen dy zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës
Kjo këngë për fëmijët shqiptarë përloti gjithë botën (VIDEO)
Dua Lipa nuk ka pasur ftesë të vijë në Kosovë për Pavarësi
Avokati i huaj trondit ndërkombëtarët me deklaratën për Kosovën
Rrahje masive në Podujevë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media