Home Kosovë
Serbia i dërgon Kosovës informacione për vrasjen e Ivanoviqit
Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka përcjellë Zyrës së EULEX-it në Beograd dokumentet e Prokurorisë së Krimit të Organizuar në lidhje me hetimet e vrasjes së Oliver Ivanoviçit për autoritetet e Prishtinës.

Dokumentacioni është përcjellë në bazë të dy kërkesave për bashkëpunim ligjor të autoriteteve të Prishtinës lidhur me vrasjen e Ivanoviçit, ka deklaruar Ministria serbe e Drejtësisë.

Këto dokumente përmbajnë informata lidhur me hetimin e vrasjes së Ivanoviçit të cilat i ka mbledhur Zyra e Prokurorisë së Krimit të Organizuar në Beograd në bashkëpunim me autoritetet serbe në mënyrë që të zbulohet kryerësi i kësaj vepre.

Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviç shpreson se autoritetet në Prishtinë do të tregojnë gatishmëri për një shkëmbim informacionesh dhe bashkëpunim të përditshëm me autoritetet në Beograd.

Ajo theksoi se ndriçimi i këtij rasti është i një rëndësie të madhe për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Veseli shkon në Shqipëri për Lutjet e Mëngjesit
BE ende nuk është e kënaqur me luftimin e korrupsionit në Kosovë
Tahiri nuk e lë Thaçin në baltë, kërkon të jetë kryenegociator
Mësoni ngjarjet e ditës nëpërmjet Kimetes
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u zgjodh kundër rregullores

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media