Home Kosovë
Dorëheqja e kryetarit të Gjykatës Themelore lidhet me vrasjen e Ivanoviçit
Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë. Sipas këtyre burimeve, motivi është i paqartë, por ka indikacione se dorëheqja e tij ndërlidhet me hetimet penale të cilat po zhvillohen në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Sipas mediumut, arsye e dorëheqjes ka ardhur pas përplasjes së tij dhe kryeprokurorit pas arrestimit të dy policëve që dyshohen se kanë fshehur provat me rastin e vrasjes së Ivanoviçit.

KP ka provuar të kontaktojë kryetarin Kabashiç, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ali Kutllovci, nuk e ka konfirmuar dorëheqjen, duke thënë se nuk është në dijeni për këtë.

Në lidhje me këtë është deklaruar avokati Musa Damati i cili tha se ekzekutivi i vendit duhet të jetë më serioz në sigurimin e zbatueshmërisë së marrëveshjes së arritur për drejtësi.

“Këto mund të konsiderohen si pasojat e para të marrëveshjes për drejtësi të arritur midis dy Qeverive. Qeveria e Kosovës duhet të ketë qasje më serioze në funksionalizimin e tërësishëm të sistemit gjyqësor në veri të vendit”, ka thënë Damati. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Gjermania dëbon kosovarin, baba të 6 fëmijëve
The Guardian: E ardhmja e Kosovës, e pasigurt
Presidenti fal shtatë persona të dënuar me burg
Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër, nuk dihet sa është numri i tyre
Veseli fton Kryesinë për procedim të demarkacionit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media