Home Kosovë
Katër persona të dyshuar për djegien e flamurit të Kosovës shoqërohen në polici
Pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, në të cilin shihen disa persona duke e djegur flamurin e Kosovës në shenjë pakënaqësie me heqjen e flamurit kombëtar te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për të gjetur përgjegjësit.

Rasti i djegies së flamurit ishte shënuar diku në Gjilan. Dhe, Policia Rajonale e Gjilanit pas hetimeve të bëra ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët i ka intervistuar.

Lajmin për intervistimin e të dyshuarve e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po janë kryer intervistat me katër persona. Pastaj prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj këtyre katër personave të hapet rast “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, pasi që besohet se ata në bashkëveprim në një lokal mbrëmë në qytetin e Gjilanit kanë djegur një flamur shtetëror të Republikës së Kosovës, pastaj këtët akt e kanë incizuar dhe shppërndarëpërmes mediave elektronike. Rasti procedohet në gjykatë në procedurë të rregullt”, tha Hashani.

Mbrëmë në një situatë të tensionuar, në Prishtinë, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të qytetit.

Heqja e flamurit kombëtar dhe zëvendësimi i tij me atë shtetëror, ka ngjallur polemika se a do të duhej apo jo të ndodhte një gjë e tillë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Turqit në Prizren i binden Erdoganit, shesin iPhonët
Arrestohet në Kukës, kosovari i kërkuar në Suedi për vrasje
Albin Kurti bën paralajmërimin e fortë: Thaçin do e largojmë me protesta dhe ...
Karkaleca, verë italiane dhe 62 euro vetëm ujë, del fatura e drekës luksoze të Hashim Thaçit (FOTO LAJM)
Dreka luksoze e Hashim Thaçit, piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media