Home Kosovë
Gjermanët ndërmjetësojnë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai kërkoi nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë.

Sidoqoftë, rreth mosmarrëveshjes së fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë, e cila është negociuar në Bruksel e që ka që kohë nuk po implementohet nga Beogradi, janë marrë edhe mediet relevante botërore.

Përveç Kosovës, e cila i humb 17 milionë euro në vit, qytetarëve të vendeve të BE-së kjo po u kushton në një mënyrë tjetër, duke u shkaktuar telashe me matjen e kohës, respektivisht vonesa në punë për 6 minuta.

Përveç New York Times, The Guardian, BBC dhe media tjera me këtë rast kuriozitet është marrë edhe mediumi italian “Ottimistierazionali.it”, që kërkoi ditë më parë e ka kërkuar opinionin e Bekim Çollakut, këshilltarit të Presidentit të Kosovës, i cili ka fajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjes, por edhe BE-së që po e shpërblen atë.

Ndërkaq, shumë orë digjitale në 25 shtete të Evropës janë devijuar që prej mesit të muajit janar. E gjitha kjo për shkak të kësaj çështjeje konfliktuoze që ka ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë në rrjetin e energjisë elektrike.

Sipas Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSOE) shumë orë të brendshme në radio, furra dhe orët e alarmit që punojnë në rrjetin elektrik, kanë devijuar dhe kanë kaluar deri në gjashtë minuta prapa, për shkak të konfliktit në rrjetin energjetik mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të ENTSOE, problemi ka filluar për shkak të rënies së mesatares së frekuencës në rrjetin evropian të energjisë elektrike.

“Rënia në mesataren e frekuencës ka ndikuar gjithashtu në ato orë elektrike që drejtohen nga frekuenca e sistemit energjetik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ENTSOE, e cila rekomandon se dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë rënie të frekuencës.

Për këtë devijim të orëve digjitale në Evropë, raportuan edhe mediat më prestigjoze evropiane në Gjermani, në Belgjikë dhe në Holandë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mogherini: E ardhmja e Serbisë është në BE
Kosovarët e quajnë qesharake ofertën e Mogherinit
Papunësia e lartë në Kosovë, edhe kjo Qeveri në gjumë
Edhe Gjermania armatos ushtrinë e Kosovës
LETRA/ Trump i shkruan Kosovës, ka një mesazh për të gjithë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media