Home Kosovë
Në takime me Thaçin e Haradinajn, ky është Sekretari i ri i Shtetit të në ShBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, nga detyra e tij dhe e ka zëvendësuar me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Trump, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar për lëvizjet në pozitat e Sekretarit të Shtetit dhe drejtorit të CIA-s.

“Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, do të jetë Sekretari i ri i Shtetit. Ai do të bëjë punë fantastike! Faleminderit Rex Tillersonit për shërbimin e tij! Gina Haspel do të bëhet drejtoreshë e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur. Urime të gjithëve”, ka shkruar Trump në Twitter.

Mike Pompeo është njeri i afërt me Trump. Ata kanë qëndrime të njëjta në disa çështje.

Pompeo ka qenë njëri nga personat më kritikë të marrëveshjes bërthamore që Administrata e ish-presidenit amerikan, Barack Obama, nënshkroi me Iranin.

Ka qenë pjesë e Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që hetoi rolin e luajtur nga atëherë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë sulmeve terroriste që pësoi ambasada e këtij vendi në Bengazi (Libi) në vitin 2012.

E me Pompeon janë takuar edhe dy zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës: presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ata ishin takuar me Pompeon gjatë kohës sa ai kishte shërbyer në pozitën e drejtorit të CIA-s.

Me presidentin Thaçi, Pompeo ishte takuar në tetorin e vitit të kaluar, ndërkaq me kryeministrin Haradinaj në shkurt të këtij viti. Në një njoftim që kishte lëashuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës më 8 shkurt, thuhej se Kosova dhe SHBA-ja janë partner strategjik në fushën e sigurisë.

“Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, thuhej në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërkaq, presidenti Thaçi kishte njoftuar se me Pompeon, në takimin e muajit tetor të vitit të kaluar, kishte biseduar lidhur me luftën ndaj terrorizmit.

Takimet e dy zyrtarëve të lartë të shtetit kosovar me Mike Pompeon kishin ndodhur në SHBA. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mogherini: E ardhmja e Serbisë është në BE
Kosovarët e quajnë qesharake ofertën e Mogherinit
Papunësia e lartë në Kosovë, edhe kjo Qeveri në gjumë
Edhe Gjermania armatos ushtrinë e Kosovës
LETRA/ Trump i shkruan Kosovës, ka një mesazh për të gjithë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media