Home Kosovë
Vulin: Ushtria e Kosovës mund të formohet vetëm me forcë
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin thotë se në Kosovë mund të ketë vetëm një forcë të armatosur, e ajo është KFOR-i dhe për Serbinë kjo është e vetmja forcë e mundshme dhe e pranueshme.

Siç raporton Tanjugu, këto deklarime ministri serb i ka bërë, duke komentuar deklaratën e Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, i cili gjatë vizitës në Prishtinë njoftoi se Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e një ushtrie të Kosovës, kurse Vulin thotë se “Rezoluta 1244 në këtë drejtim është shumë e qartë”.

“Në Kosovë nuk mund të jetë vetëm një forcë e armatosur, dhe kjo është KFOR-i. Derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ndryshon vendimin e saj kështu do të jetë, dhe për Serbinë kjo është e vetmja e pranueshme”, ka thënë Vulin.

Siç thotë ai, në Kosovë nuk mund të ketë asnjë ushtri, kurrfarë ushtrie e Kosovës, ajo mund të themelohet vetëm me forcë brutale.

“Krijimi i formacioneve të tilla të paligjshme të armatosura përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë ministri Vulin sot gjatë një vizite në kazermën “Banjica” në Beograd, ku mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit ushtarak serb në operacionet shumëkombëshe të Kombeve të Bashkuara në Qipro. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shpendi i jep disa mësime Hashim Thaçit
Provokojnë serbët: Shaqiri nuk vjen në Beograd, ka frikë nga tifozët
Qytetarët e Shqipërisë votojnë për idenë e Thaçit me kufijtë, mësoni rezultatin
Nëse pllakos kriza, Qeveria e Kosovës falë Ramushit s'ka rezerva
Një i ri e bën për spital një polic në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media