Home Kosovë
Edhe pse dha dorëheqjen nga VV, Ahmeti nuk flet kundër Kurtit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe pse ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje, po vazhdon të mos mbajë qëndrim për asnjërën palë, duke mos marrë guximin të dalë haptas kundër krahut të Albin Kurtit.

Ahmeti ka thënë se dhe nuk ka asnjë fjalë të keqe për Albin Kurtin, e as për Visar Ymerin.

“Unë vazhdojë të punoj nuk do të them asnjë fjalë të keqe, për asnjërin edhe për Albinin edhe për Visarin”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti edhe një postim të më hershem në Facebook nuk ka dhënë ndonjë deklaratë rreth largimit të tij nga Vetëvendosjes.

Në këtë postim Ahmeti vetëm ka treguar se është duke vazhduar punën si kryetar i Prishtinës.

“Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit "Adem Jashari". Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim. I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Reagon edhe Behrami, ky postim i tiji pritet të ngjallë reagime të forta (FOTO LAJM)
"Plumb në ballë", kërcënohet deputetja
Rrëfimi prekës i Shaqirit: S’kisha para për stërvitje, ja pse mbaj dy flamuj në këpucë
Kujdes, sot mund të përmbyten sërish rrugët në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media