Home Kosovë
Diplomati amerikan: SHBA e konsideron Serbinë shtyllë të stabilitetit në rajon
Diplomati amerikan, Wes Michel, pas vizitës që sot i bëri Kosovës, pasdite qëndroi në Serbi.

Ai atje u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, shkruajnë mediat serbe.

“SHBA-të e konsiderojnë Serbinë si shtyllën kurrizore të stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Michel, gjatë takimit me Dacic, të cilit i dhuroi një ribotim të deklaratave të presidentit amerikan Woodrow Wilson në Kosovë nga “New York Times”, në qershor të vitit 1918 .

Ai theksoi se SHBA-të e kanë konsideruar gjithmonë Serbinë si njërin ndër vendet më të rëndësishme të rajonit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Jahti i Titos shndërrohet në muze (FOTO LAJM)
Nesër fillon Testi i Maturës, vazhdon shpërndarja e pyetjeve online (FOTO LAJM)
Burri ther me thikë 17 herë gruan e tij në Graçanicë, ajo kishte foshnjën në duar
Në QKUK s'ka barna për të sëmurët me kancer
Serbia po mban të bllokuar linjën energjetike Kosovë - Shqipëri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media