Home Kosovë
Kosova dhe Shqipëria harrojnë kalendarin e bashkëpunimit kulturor
Kosova dhe Shqipëria kanë pezulluar aktivitetet kulturore që janë paraparë të mbahen në Kalendarin e përbashkët kulturor kombëtar. Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka deklaruar se meqë kanë munguar iniciativat e përbashkëta, kalendari ka nevojë për rifreskim.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, thotë se në vazhdimësi nga Tirana zyrtare kanë munguar ftesat që kjo iniciativë të zhvillohet.

Pezullimi i aktiviteteve në kalendarin e përbashkët kulturor, për drejtorin e Filarmonisë, Baki Jashari, vjen si pasojë e mos projektimit të saktë të shpenzimeve që institucionet kulturore i bëjnë gjatë paraqitjeve të tyre në këtë kalendar të Tiranës dhe Prishtinës .

Kalendari i përbashkët kulturor në mes Shqipërisë dhe Kosovës kishte për qëllim heqjen e barrierave kulturore ndërmjet artdashësve shqiptarë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Thaçi si Rama: Po shpif, po shpif!
Deliron studiuesi serb: Shqipëria shtet kukull e Europës, e krijuan për inatin tonë (FOTO LAJM)
I vodhi çantën plot me euro kosovarit, në pranga polici shqiptar
A do të ketë ndeshje Kosovë-Serbi? UEFA merr vendimin e papritur
Thaçi paralajmëron vizitë në Preshevë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media