Home Kosovë
Më 19 prill vendoset për fatin e Kosovës
Pas përjashtimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) rrezikon të përjashtohet shumë shpejt edhe nga Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Ky institucion evropian më 19 prill do të vendosë nëse Agjencia e Kosovës për Akreditim do të jetë edhe më tutje pjesë e saj ose jo, shkruan sot Koha Ditore.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë pjesë e ENQA-s në vitin 2014.

Drejtoresha e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Maria Kelo, i ka thënë “Kohës Ditore” se vendimi për Agjencinë e Kosovës për Akreditim do të merret në mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të ENQA-s.

“Vendimi i ENQA-s mbi statusin e AKA-së është planifikuar të mbahet në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme ENQA, më 19 prill. Pas kësaj date dhe pas njoftimit formal të agjencisë, informacioni do të publikohet edhe në faqen e internetit të ENQA”, thuhet në përgjigjen e saj.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Reagon edhe Behrami, ky postim i tiji pritet të ngjallë reagime të forta (FOTO LAJM)
"Plumb në ballë", kërcënohet deputetja
Rrëfimi prekës i Shaqirit: S’kisha para për stërvitje, ja pse mbaj dy flamuj në këpucë
Kujdes, sot mund të përmbyten sërish rrugët në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media