Home Kosovë
Rrogat e specialistëve nën mëshirën e ministrit Uran, muaj të tërë pa i marrë
Ministria e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga ministri Uran Ismaili, nuk ua ka paguar pagat që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar specializantëve të mjekësisë, ndonëse edhe dy javë kanë mbetur deri në fund të muajit mars.

Bëhet fjalë për vonesa rreth katërmujore në pagesa për specializantët e performancës, ndonëse të njëjtit kanë kontrata valide të nënshkruara me këtë dikaster qeveritar.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar e deri më tani nuk kanë marrë paga as specializantët e kategorisë C, të cilët e kishin marrë specializimin nga institucionet private shëndetësore dhe që janë futur në listë të pagave me vendim të ish-ministrit Imet Rrahmani, përderisa këtyre mjekëve që janë duke e vazhduar specializimin u kanë mbetur pa vazhduar kontratat nga Ministria e Shëndetësisë.

“Pagën e fundit e kemi marrë në nëntor të vitit të kaluar dhe prej atëherë Ministria e Shëndetësisë nuk na ka paguar, ndonëse ministri Uran Ismaili në fillim të mandatit të tij kishte premtuar paga të rregullta për specializantët, duke e argumentuar këtë edhe me rritjen e buxhetit për shëndetësinë në rreth 200 milionë euro”, thotë për Zërin njëri nga specializantët.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shpendi i jep disa mësime Hashim Thaçit
Provokojnë serbët: Shaqiri nuk vjen në Beograd, ka frikë nga tifozët
Qytetarët e Shqipërisë votojnë për idenë e Thaçit me kufijtë, mësoni rezultatin
Nëse pllakos kriza, Qeveria e Kosovës falë Ramushit s'ka rezerva
Një i ri e bën për spital një polic në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media