Home Kosovë
Hajdari përsëri flet në emër të PDK-së për demarkacionin, tregon zhvillimet me Listën Serbe
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, në një prononcim, tha se çështja e Demarkacionit do të përfundoj deri në fund të javës.

Ai thotë se është afër që të arrihet një dakordanc politike, në konsensus edhe me subjektet e tjera, që nuk i takojnë koalicionit qeveritarë.

“Konsideroj se çështja e Demarkacionit përfundon deri të premten. Besoj se është afër me pas dakordanc politike edhe në konsensus me subjektet e tjera, që në këtë rast nuk i takojnë koalicionit qeveritarë për me zgjidh këtë çështje. E dimë qëndrimin e LDK-së se është pro, qëndrimi i koalicionit është pro, ka pasur reflektim edhe prej Listës Serbe dhe besoj se kjo çështje përfundon deri në fund të javës”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Sipas tij, PDK-ja dhe koalicioni aktual janë unik në qëndrimin e tyre. Deputeti nga koalicioni qeverisës thekson se edhe pa votat e Vetëvendosjes demarkacioni do të kalojë.

“PDK-ja është unike, koalicioni është unik në qëndrimin e vet. LDK-ja ka deklaruar që nuk ka probleme dhe do ta votojnë. Realisht pritet që në bazë të bisedave të fundit që janë bërë në nivelin e krerëve të shteti edhe Lista Serbe do ta votojë Demarkacionin që është një obligim që me zgjidh këtë çështje.

Pres që të reflektojnë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, është në interes të qytetarëve, por besoj se do të kaloj edhe pa votat e tyre”, ka përfunduar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa për Bota sot.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çeku ka një thirrje për ushtarët e UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale
Çeku: Asgjë nuk e ndalon Ushtrinë e Kosovës
VV ka një kërkesë për Gjykatën Speciale
Ushtari "Molla e Kuqe" largohet nga shtëpia, nuk shkon në Speciale
Britanikët prezantojnë tipin e ri të super tankut të përdorur në Kosovë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media